Një automjet është përfshire nga zjarri pranë një pike servisi në Fushë-Mamarrus, për pasojë ka mbetur i plagosur një punonjës.
Nga zjarri pësoi djegie në trup mekaniku i servisit 45-vjeçari Ardian Disha. Ai u dërgua me urgjencë në Spitalin e Djegieve Plastike në Tiranë ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00, teksa mjeti tip “Benz” ishte duke u riparuar brenda servisit.
Zjarri u shfaq tek impianti i gazit, në pjesën e bagazhit të automjetit, në kohen kur mekaniku ishte duke riparuar një defekt që kishte pësuar sistemi i gazit. Pas ndërhyrjes së zjarrfikëseve, në vendngjarje mbërritën dhe oficeret e policisë, të cilët nisen hetimet ku nga të dhënat e para bëhet e ditur se zjarri ishte aksidental.





