Një aksident ka ndodhur sot në Korçë ku një mjet ka përplasur një këmbësor.

60-vjeçari është dërguar në spitalin e Korçës ku konfirmohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policise

Më datë 06.03.2023, rreth orës 15:40, në rrugën “Muzakajt”, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. K., ka aksidentuar këmbësorin N. C., rreth 60 vjeç, i cili u transportua për ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Me drejtuesin e mjetit po kryen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit