Një 42-vjeçar i cili po udhëtonte me biçikletë ka humbur jetën pasi është përplasur nga një makinë tip "Benz" paraditen e sotme.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Fier i Ri, ku drejtuesi i makinës, shtetasi Serjan Arapi banues në Lushnje, ka përplasur shtetasin A.S, 42 vjeç, banues në Krutje.

Njoftimi i policisë

Më datë 20.02.2018, ora 11:45, në fshatin Fier i Ri, Lushnje, shtetasi Serjan Arapi, 32 vjeç, banues në Lushnje, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka përplasur shtetasin A.S, 42 vjeç, banues në Krutje, i cili ishte duke lëvizur me biçikletë. Si pasojë e përplasjes shtetasi A.S ka ndërruar jetë. U shoqërua në Komisariatin e Policisë Lushnje shtetasi Serjan Arapi dhe po kryhen veprimet proceduriale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.