Një automjet tip "Benz" është përplasur pak minuta më parë me një kamion në aksin Laç-Mamurras, në fshatin Gjormë, Kurbin.

Mësohet se si pasojë e përplasjes së fortë ka mbetur i plagosur një 57-vjeçar. 

Eshtë plagosur rëndë drejtuesi i makinës me iniciale S.T, 57 vjeç, banues në Kurbin. I plagosuri është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Ndërkohë bëhet me dije se drejtuesi i kamionit me iniciale M.L., 37 vjeç, nuk ka pësuar lëndime.

Sakaq, policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.