Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Frakull e Vogël.

Një automjet tip “Benz” autobot i drejtuar nga shtetasi A.G., 36 vjeç është përplasur me një mjet bujqësor, frezë, të drejtuar nga shtetasi D.Rr.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i frezës është dërguar me urgjencë në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Sakaq, një grup hetimor është ngritur në vendngjarje për të hetuar shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Fier

Rreth orës 17:00, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në fshatin Frakull e Vogël, automjeti tip “Benz” autobot, me drejtues shtetasin A. G., 36 vjeç, është përplasur me një mjet bujqësor, frezë, me drejtues shtetasin D. Rr.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi D. Rr., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.