BEOGRAD, 13 shkurt 2013 – Në Kryesinë e Serbisë ka përfunduar sonte takimi i presidentit Nikoliq dhe krerëve të tjerë të Serbisë, në të cilin, sipas fjalëve të këshilltarit të presidentit Marko Gjuriq, është konkluduar që Serbia ka të gjitha parakushtet që në raundin e ardhshëm të bisedimeve me palën kosovare të hyjë unike, me vetëbesim dhe me qëllim të definuar qartësisht. 

Sipas fjalëve të Gjuriqit pas takimit, ai qëllim është vendosja e bashkësisë së komunave, që do t’iu mundësojë serbëve në Kosovë të gëzojnë atë shkallë të drejtash çfarë iu kanë hije qytetarëve të Evropës në shekullin e 21-të, raporton Koha Ditore.