Gjatë kësaj jave Kosova dhe Serbia morën paralajmërime nga shtetet e Quintit. SHBA, Anglia, Franca dhe disa vende të tjera kërkuan prej Kosovës të heqë taksën ndaj Serbisë, ndërsa Serbisë iu kërkua të ndalojë fushatën kundër Kosovës për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë.
Por duket se këto paralajmërime kanë shkuar në "vesh të shurdhur" në Beograd. Kjo pasi Ivica Daçiç ka vazhduar me avazin e vjetër një ditë pasi u dhanë paralajmërimet. Diplomati serb për "Blicin" serb ka thënë se këto paralajmërime nuk janë asgjë e re.
"Prishtina nuk do ta heq taksë. Deri sa të mbarojnë zgjedhjet atje nuk do të ketë asgjë"”-u shpreh ai. Gjithashtu, Ivica Daçiç, thotë se Beogardi do të vazhdojë të punojë kundër Kosovës dhe të parandalojë hyrjen e saj në Interpol dhe UNESCO.