SERBI, 8 prill 2013 – Qeveria e Serbisë refuzoi zyrtarisht nënshkrimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovë. Pas mbledhjes së jashtëzakonshme që u mbajt në orët e pasdites qeveria serbe kumtoi se siç thuhet “nuk mund të pranojë zgjidhjet e ofruara, sepse ato nuk garantojnë sigurinë dhe të drejtat e njeriut në Kosovë”.
Qeveria ka autorizuar kryeministrin e saj, Ivica Daçiç, që të informojë Bashkimin Evropian me këtë vendim.
Qeveria e Serbisë, thuhet në një njoftim, angazhohet për vazhdimin urgjent të bisedimeve.





