Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është paraqitur mëngjesin e së premtes në SPAK, ku qëndroi për rreth 45 minuta.

Në një deklaratë të shkurtër për mediat pasi doli nga Prokuroria e Posaçme ish-ministri tha se ishte paraqitur për të marrë hard diskun që iu sekuestrua në banesë në 28 dhjetor të vitit të shkuar.

“Mora Hard drive që mu sekuestrua në banesën time më datë 28 dhjetor. Nuk do paraqitem në orën 15:30”, u shpreh Beqaj.

Kujtojmë se GJKKO la në fuqi masën e sigurimit “Detyrim paraqitje” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” për ish-ministrin Beqaj.