Gazetarja e “Zërit të Amerikës” Laura Konda i kanë ndërprerë fjalën ministrit Beqaj kur ai tentoi t’i shmangej pyetjes për akuzat për korrupsion.

Në ende kemi mungesa në spitale, por këto dy vjet në spitalet tona ofrohet shumë më tepër volum të kujdesit shëndetësor. sot jemi në drejtimin e duhur, pasi për shembull një radhë pritje nga dy muaj, sot është dy javë. Mungesa e ilaçeve ekziston, por gjithmonë e më pak. Eshtë i ndjeshëm sidomos në ato sëmundje të rënda ku dhe barnat janë më të kushtueshme. Sot shqiptarët shpenzojnë 70 milionë euro më pas së në 2013-ën. Ka një agjenci që merret me kontrollin e cilësisë së barnave.”- deklaroi ministri Beqaj.

Ministri i mësuar me studiot në Tiranë, tentoi të bënte të njëjtën gjë edhe tek “Zëri i Amerikës”, duke u fshehur pas shpjegimeve të gjata e të mërzitshme, thjesht për të fituar kohë që të shmangte një përgjigje konkrete.

Beqaj po fliste për koncesionet e hemodializës, sterilizimit  dhe“chek up”-it, por gazetarja ia preu shkurt duke i thënë: 

“Ju nuk iu përgjigjët pyetjes time, më vjen keq jemi në minutën e fundit dhe mua më duhet ta ndërpres”