14 maj 2015 – Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, i ka tërhequr sot vëmendjen ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli, që të mos pijë më cigare në lokale të mbyllura.
“Jozefinë, të lutem mos pi më cigare në ambiente publike”, i tha Beqaj Jozefinës.
Kjo kërkesë e ministrit nga salla e Parlamentit, vjen pas publikimit të një fotoje në rrjetet sociale ku Topalli duket që po tymos duhan brenda një lokali të mbyllur, veprim ky që është kundër ligjit të antiduhanit, madje që gjobitet edhe me gjobën prej 5 mijë lekësh për duhanpirësit.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/