Në gjykatën e Tiranës është zhvilluar sot seanca e rradhës gjyqësore për padinë që ministri i shëndetësisë Ilir Beqja ka bërë ndaj kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Ministri e akuzon kreun e opozitës se ka shpifur dhe e ka fyer në një deklaratë të mbajtur në 17 nëntor 2015.

Sipas Beqajt deklaratat e tij për vjedhje dhe korrupsion me tenderat nuk qëndrojnë.

Në seancën e sotme kanë munguar Beqja dhe avokati i tij dhe për këtë avokati i Bashës ka kërkuar që çështja të pushohet, por gjykata ka vendosur që seanca të shtyhet për në 8 shkurt dhe pala paditëse të njoftohet sërish.