DURRES, 15 qershor 2013 – Skuadra durrsake e Rilindjes ka zhvilluar takime me komunitetin e lagjes Mirdita të zonës së Shënavlashit. Pas takimeve kandidatët socialistë për deputetë Ilir Beqaj dhe Shkëlqim Troplini kanë dalë në një konferencë për shtyp së bashku me përfgaqësues të banorëve të zonës për të pasqyruar problemet e thella me të cilat përballet kjo zonë e harruar tërësisht nga shteti.

Banorët e zonës kanë deklaruar se shteti i ka harruar plotësisht pasi në këtë zonë nuk ka as ujë, as kanalizime, mungon shpesh energjia elektrike, nuk ka mjek dhe as që bëhet fjalë për legalizimin i cili as që ka filluar në këtë zonë. Ndaj këta banorë janë shprehur se shpresa e vetme për zgjidhjen e problemeve të tyre është programi i Rilindjes dhe qeveria socialiste. Nga ana e tij kandidati socialist për deputet Shkëlqim Troplini deklaroi se programi i Rilindjes do të zgjithë problemet e kësaj zone: 

“Problemet janë të shumta, i dëgjuat nga fjalët e këtyre banorëve. Kanë 20 vite që jetojnë këtu dhe nuk e kanë ndier fare dorën e shtetit. Nuk funksionon qendra shëndetësore, ndihet mungesa e mjekut dhe cdo gjëje tjetër. Këto mungesa ndihen në gjithë komunën rrashbull, që nga mjeku, legalizimet, dritat, uji i pijshem etj. Por ne vijmë me një program ndryshe dhe i premtojmë jo vetëm këtyre banorëve por të gjithë shqiptarëve se në programin tonë, në programin e Rilindjes do të gjejnë zgjidhje të gjitha hallet e tyre.”

Po kështu Ilir Beqaj e ka vënë më tepër theksin në ujin e pijshëm ku është turo deklaroi ai që në vitin 2013 akoma problemi kryesor është uji i pijshëm:

“Sigurisht që nevojat bazike të lagjes Mirdita janë të mëdha. PD bën fushatë me slloganin “Ne jemi ndryshimi” por asnjë ndryshim nuk ka bërë. Sot po flasim për ujin e pijshëm. Ja të dhënat zyrtare të INSTAT, komuna Rrashbull më pak se gjysma e familjeve e kane instalimin e ujit të pijshëm, për të mos thënë pastaj për kohët e furnizimit të cezmave të tyre. Praktikisht një në dy familje në qarkun e Durrësit nuk ka instalim të ujit të pijshëm. Ne 2009 Berisha premtoi ujë të pijshëm në gjithë vendin por sot vazhdon e njëjta situatë madje edhe më keq.Më serioz është problemi me ujin e rrjedhshëm në tualetin e tyre. Komuna Rrashbull, vetem 79 %  e familjeve kanë ujë të rrjedhshem në tualetin e tyre. Kjo është një situatë e papranueshme ndaj ne jemi të vendosur të garantojme për gjithë shqiptarët ujin pa ndërprerje, madje e quajmë fyerje që ende në 2013 ka probleme të tilla. Pas 23 qershorit do ti jepet fund njëherë e mirë problemit të ujit të pijshëm pasi qeveria me kryeministër Edi Ramën do ta zgjidhë më në fund këtë problem që është një gangrenë për shqiptarët.”

Tabelat me treguesit e realitetit të ujit të pijshëm në qarkun e Durrësit që Beqaj ka paraqitur në konferencën për shtyp

Instalime të ujit të pijshem në banesë

   

NIKËL

32%

CUDHI

34%

BUBQ

35%

GJEPALAJ

36%

KODËR THUMANË

37%

KATUND I RI

45%

RRASHBULL

47%

ISHËM

50%

FUSHË KRUJË

52%

MAMINAS

52%

MANËZ

66%

SUKTH

71%

XHAFZOTAJ

79%

DURRËS

80%

SHIJAK

88%

KRUJË

95%

TOTAL

68%

 

Uji i rrjedhshëm nå tualet

   

CUDHI

34% 

GJEPALAJ

44%

KODËR THUMANË

60%

BUBQ

60%

ISHËM

62%

MAMINAS

68%

KATUND I RI

68%

MANËZ

73%

NIKËL

77%

RRASHBULL

79%

SUKTH

80%

FUSHË KRUJË

81%

XHAFZOTAJ

82%

DURRËS

91%

SHIJAK

92%

KRUJË

96%

TOTAL

83%