Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur mëngjesin e sotëm në ambjentet e SPAK. Beqaj ishte në Prokurorinë e Posaçme për të dhënë dëshminë e tij për koncesionin e “sterilizimit”.
Ish-ministri është paraqitur aty rreth orës 09:00, por makina e tij është parkuar në mënyrë të gabuar dhe gjë nuk i ka shpëtuar aspak policisë që e ka ndëshkuar me gjobë.
Beqaj paraqitet çdo të premte në SPAK për të dhënë dëshminë e tij mbi koncesionin e sterilizimit.