Ledjo Beqja sezonin e kaluar kaloi një formë të mirë nga, dhe tashmë ai është gati për sezonin e ri dhe shprehet se kjo nuk e shton aspak presionin tek ai, përkundrazi shton vetëm motivin. Ledio Beqja ka folur për ecurinë e fazës përgatitore të skuadrës së tij, duke theksuar se atmosfera në klub është shumë e mirë.

Si është situata e skuadrës në këto ditë përgatitjesh?

Është një situatë shumë e mirë dhe kemi goxha harmoni me njëri-tjetrin. Jemi duke u stërvitur shumë mirë, por kemi dhe kushte perfekte dhe një klimë shumë të mirë.

Si e shihini miqësoren e radhës ndaj Laçit?

Për mua nuk ka rëndësi rezultati. Normalisht që fokusi në këtë ndeshje miqësore të radhës të fazës përgatitore është që stafi të krijojë një ide për ndeshjen e kampionatit. Ekipi prej 1 muaji është duke u përgatitur mirë kemi krijuam një grup shumë të mirë, rezultati është në plan të dytë. Rëndësi ka që ky ekip të jem besim për vazhdimësinë.

Si është gjendja juaj pas keni kaluar një dëmtim, por në miqësoren e fundit ju pamë në fushë?

Gjendja ime është shumë mirë. Shyqyr Zotit nuk kam pasur asnjë shqetësim deri tani, jam duke u stërvitur mirë dhe jam shumë në rregull nga gjendja fizike.

Në aspektin personal çfarë synimesh keni me Teutën?

Synimi im është që të bej paraqitje më të mira se sezoni që lamë pas, dhe së bashku me skuadrën të arrijmë ato objektiva që ka vendosur klubi.

Objektivi i Teutës në këtë sezon?

Objektivi i skuadrës është të arrijmë të marrim tri pikët në ndeshjen e hapëse, ky është minimumi që duhet të arrijmë. Duhet të bëjmë më të mirën për ta arritur të jemi sa më lartë në renditje, pasi është herët të flasim për objektiva të tjerë, por do të shohim se çfarë do të ndodhë deri në fund.