DURRES, 16 qershor 2013 – Kandidatët socialistë të ekipit durrsak të Rilindjes Ilir Beqja dhe Shkëlqim Troplini kanë dalë në një konferencë për shtyp në rrugën Plepa Ndroq Tiranë, e cila edhe pse është një rrugë nacionale e rëndëisishme është harruar totalisht nga ana e qeverisë aktuale ashtu si shumë rrugë të qarkut të Durrësit duke bërë që kjo rrugë nacionale të jetë në gjendje katastrofike.

Banorët e zonës janë shprehur se kjo rrugë është një pengesë mjaft e  madhe për ta si për të qarkulluar ashtu edhe për të transportuar prodhimet bujqësore. Banorët e zonës u shprehën se e vetmja shpresë e tyre rregullimin e infrastrukturës në këtë zonë është vetëm qeveria socialiste dhe programi i Rilindjes.

Kandidati socialist për deputet Shkëlqim Troplini deklaroi se kryeministri Berisha thotë se ka shtruar 10 mijë kilometra rrugë por nuk shtroi asnjë centimetër nga kjo rrugë e rëndëishme nacionale:

“Jemi në rrugën nacionale Plepa Ndroq Tiranë dhe gjendja e kësaj rruge është mëse e mjerueshme. E njëjta situatë është edhe për rrugët e brendshme të Rrashbullit. Kemi kaq kohë që dëgjojmë kryeministrin që tregon  për 10 mijë km rrugë të bëra, por realisht kodra e rrashbullit dhe gjithë Qarku i Durrësit nuk gjen asnjë rrugë të përfunduar. Jemi në prag të sezonit turistik dhe vetëm turizëm nuk mund të kesh më këto rrugë në gjendje të tillë. Pas 23 qershorit qeveria me kryeministër Edi Ramën do ta ndryshojë këtë situatë në qarkun e Durrësit sepse qevria socialiste dhe programi i Rilindjes do ta realizojnë përmirësimin e infrastrukturës rrugore në të gjithë qarkun e Durrësit që është harruar nga qeveria aktuale.”

Ndrkaq Ilir Beqja deklaroi se qeveria me kryeministër Edi Ramën do të përmirësojë ndjeshëm infrastrukturën në qarkun e Durrësit dhe do të rikonstruktojë edhe këtë rrugë:

“Dëgjuam banorët për ato që thanë, të cilët u fokusuan tek realiteti i Romanatit dhe Rrashbullit, por gjendja e mjeruar shihet ne gjithë qarkun. Në këtë rrugë nuk është vënë dorë prej kohësh, ky është aksi që lidh jugun e vendit me Tiranën. Edhe banorët e Romanatit e kanë vështirë të nxjerrin prodhimet e tyre bujqësore në tregun e Durrësit, edhe rruga e bërë katër vitesh që shkon nga Shënavlashi në sektorin rinia është e degraduar prej vitesh, gjendja është katastrofike, edhe unaza e plazhit nuk ka mbaruar. Kjo është kosto më shumë për biznesin, turizmin dhe bujqësinë. Ne jemi të vendosur të investojnë fuqishëm në infrastrukturën rrugore të qarkut, por pa dyshim prioritet kryesor do të ketë kjo rrugë, aksi Plepa-Ndroq-Tiranë, i cila do zgjerohet dhe rindërtohet. Me programin e Rilindjes do të gjejnë zgjidhje shumë probleme të banorëve të qarkut Durrës dhe këtu përfshihet edhe përmirësimi I ndjeshëm I infrastrukturës rrugore në të gjithë qarkun.”