30 dhjetor 2013- Ministri i Shëndetsisë Ilir Beqja njoftoi sot se nga 1janari mësuesit nuk do të japin mësim vetëm në shkolla por edhe për fëmijët e shtruar në spitale .
"Do të rikthjejmë një traditë të dikurshme të munguar, duke filluar që nga janari do të kemi edhe prezencë të mësuesve të fillores që të mos ngelen mbrapa në disiplinat më të domosdoshme që janë gjuha, leximi, matematika"- tha Beqja 
Në vigjilje të vitit të ri, kreu i shëndetsisë ka përcjellë urimin e tij për gjithë personelin shëndetsor.

"Të gjithë shqiptarët gëzuar festat dhe veçanërisht të gjithë mjekëve, infermierëve dhe të gjithë personelit të mjekësisë. Faleminderit për punën dhe angazhimin që keni bërë deri tani, duke shpresuar që të jemi më pranë jush edhe vitin e ardhshëm"- u shpreh Beqja  

/albeu.com/