Policia e Beratit ka nisur procedimin penal për një nënë 24-vjeçare, e cila akuzohet se ka braktisur foshnjën e saj 2 vjeçe. Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë, por vetëm tani ka nisur procedimi. Shtetësja F. R., 24 vjeçe, është larguar nga banesa e saj më datë 8 mars të këtij viti, duke lënë foshnjën brenda.

Ka qenë babai ai që kur është kthyer në shtëpi ka gjetur foshnjën të vetme. Ai ka kallëzuar të shoqen në Komisariatin e Policisë, pasi la foshnjën vetëm për orë të tëra. Mirëpo, nëna nuk është kthyer më. Babai ka dëshmuar se ajo kohët e fundit nuk sillej mirë me të dhe se nuk kujdesej as për foshnjën.