“Në Shqipëri, njerëzit publikë kanë bërë marrëveshje me njëri-tjetrin për të heshtur e për të mos treguar atë që bëjnë realisht”. Kështu ka deklaruar Berat Buzhala, gjatë një interviste në emisionin “Oktapod” të Turjan Hyskës.

Drejtuesi i gazetës online “Express”, thotë se është e pamundur që asnjë nga figurat e politikës, ose ekranit, të mos ketë bërë asnjë mëkat, ndaj ekziston kjo marrëveshje e fshehtë. Sipas Buzhalës, dihet nga të gjithë që bota e spektakleve dhe e mediave në përgjithësi, i ka të gjitha brenda, edhe lëndët narkotike, edhe tradhtitë bashkëshortore edhe mëkate të tjera.

Për Berat Buzhalën, shoqëria shqiptare ka nevojë të flasë, të shprehë edhe këto fenomene e jo të heshtë.