Berat Gjimshiti do të luajë në Serinë A gjatë sezonit të ardhshëm, por jo te Atalanta. Pas rikthimit te bergamaskët, mbrojtësi shqiptar pritet të huazohet te Benevento, skuadër e cila u ngjit mes më të mirëve të futbollit italian për herë të parë në histori. Drejtuesit e klubit nga Kampania janë fare pranë transferimit të 24-vjeçarit, me drejtorin sportiv Di Somma që pothuajse i ka mbyllur negociatat me Atalantën.Gjimshiti cilësohet një përforëcim mjaft i rëndësishëm për Beneventon, pas sezonit pozitiv që zhvilloi në Serinë B me Avellinon.

Sipas mediave italiane, kalimi i lojtarit nga Lugina e Preshevës do të realizohet me formulën e huazimit me të drejtë blerje të kartonit në fund të kampionatit.Edhe pse te Benevento këmbëngulin se marrëveshja nuk është ende zyrtare, sipas burimeve pranë klubit, palët po diskutojnë për detajet e kontratës dhe për të formalizuar më pas huazimin e Berat Gjimshitit.