Një tjetër kapitull i paharrueshëm është shtuar në historinë e Atalantës, pasi gjysmëfinalet e Europa League 2023/2024 janë bërë realitet për zikaltrit.

Edhe pse Liverpool fitoi ndeshjen e dytë 1-0 në Bergamo, Atalanta avancoi falë suksesit 3-0 në Anfield.

Mbrojtësi shqiptar i Atalantas, Berat Gjimshiti, i cili bëri një paraqitje mbresëlënëse kundër Liverpool-it, nuk e fshehu lumturin për këtë arritje.

“Është një moment krenarie e madhe për ne. Ishte e mrekullueshme të shikoje njerëzit në Bergamon kaq të bashkuar dhe që mbështesnin ekipin. Ata kanë kaluar një javë të jashtëzakonshme duke na parë, tifozët na karikuan të bëjmë këtë arritje të jashtëzakonshme”, tha kapiteni i Shqipërisë.

Duke iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me incidentin e penalltisë, të cilin Salah e konevertoi në gol Gjimshiti shtoi: “Penalltia padyshim ishte një moment fatkeq, por ne u përgjigjëm menjëherë dhe u përpoqëm të luanim lojën tonë dhe mendoj se ia dolëm”.

Në gjysmëfinale Atalanta do të përballet me Marsejën, ndeshja e parë do të luhet në 2 maj në Francë.