12 mars 2015 – Një fëmijë 10 vjeç ka gjetur vdekjen mesditën e sotme si pasojë e një aksidenti rrugor në Berat.
Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Samatic, ku kamioni me targa “SK 1922 A” ka përplasur 10-vjeçarin, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Efektivët e policisë të mbërritur në vendngjarje, kanë arrestuar drejtuesin e kamionit, 33 vjeçarin I.Karamani, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen plotë të ngjarjes.
Deri më tani janë ende të paqarta arsyet e aksidentit të rëndë të cilat sollën edhe vdekjen e të miturit.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





