Është 21-vjeç dhe ka luajtur 3 ndeshje me kombëtaren U-21 të Zvicrës por tani e tutje pritet të jetë një armë plus te Shqipëria. Bëhet fjalë për Berat Xhimshitin që pritet të jetë “blerja” më e fundit e kombëtares së De Biazit, “blerje” duke patur parasysh se talenti po i rrëmbehet përfaqësueses zvicerane. Lojtari me origjinë shqiptare ka lindur në Zvicër dhe luan me Zyrih por ndërkohë ka nisur procedurat për t’u pajisur me pasaportë shqiptarë që do t’i mundësonte edhe aktivizimin me Shqipërinë.