Berberi i Lionel Messit, Ariel Bermudez, foli për “look”-un e ri të yllit argjentinas të Barcelonës dhe zbuloi se gjithçka është miratuar nga gruaja e futbollistit, Antonella Rocuzzo, me të cilën ka një histori të gjatë miqësie. Berberi i pesë herë fituesit të “Topit të Artë” foli gjithashtu edhe për të ardhshmen e Messit në kombëtaren e Argjentinës. “Antonella e pëlqente këtë model të ri flokësh. Gjatë punës kishim vetëm gjysmë surprize, sepse askush nuk e dinte. Ne përfunduam gjithçka rreth orës 12:00 të mesnatës. E kemi filluar punën pasdite dhe pastaj, hap pas hapi, zbuluam çfarë ngjyre duhej t’iu jepnim flokëve të tij”, – tha Bermudez nga shtëpia e tij në Barcelonë, i pyetur mbi “look”-un e ri të Leo Messit. Së fundmi, berberi i yllit të Barcelonës ka folur edhe mbi lamtumirën e Messit nga kombëtarja e Argjentinës. Ariel Bermudez shpjegoi se e mbështet kthimin e tij tek “Albiceleste”: “Unë mendoj rikthimi i Messit tek Argjentina është vetëm çështje kohe.”
Berberi shpjegon “look”-un e ri të Messit: Do të rikthehet tek Argjentina!
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Ish-sulmuesi i Sitit dhe Interit mbyll karrierën pasi i vranë shokun e skuadrës pak ditë më parë
Tajvanezët rrezikojnë gjobë deri në 477 dollarë, nëse s’u vendosin edhe maceve mikroçipa
Rezultatet zhgënjyese, Teuta projekton ndryshime në janar
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën





