Arrestohet në flagrancë një hajdut 30-vjeçar në Durrës, i dyshuar për disa vjedhje të ndodhura gjatë muajit gusht në qytet.
Specialistët për Hetimin e Krimeve arrestuan në flagrancë shtetasin A.V., 30 vjeç, banues në Durrës.
Sipas bluve, të premten më 4 gusht, në lagjen nr.12, i ka vjedhur biçikletën shtetases L.K., e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Nga hetimet e kryera rezulton se 30-vjeçari është autor i dyshuar i 8 vjedhjeve të ndodhura gjatë muajit gusht, konkretisht:
Dyshohet se iu ka vjedhur biçikletat shtetasve: I.D., Sh.R., Th.P., M.S., H.D., si dhe aparatët celular shtetasve: R.Z., S.K., O.J.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës për veprën penale “Vjedhja”.





