Chrissy Teigen ka zbuluar se bëri botoks ndërkohë që është shtatzënë me fëmijën e saj të tretë.
Megjithatë, modelja e njohur u shpreh se bëri botoks për të përballuar dhimbjet e kokës.
“Kam dhimbje shumë të mëdha të kokës gjatë shtatzënisë. Isha e entuziazmuar që të bëja botoks të muskujve të qafës, së bashku me disa kombinime të tjera të mjekut. Më në fund po shoh pak dritë!”– shkroi 34-vjeçarja në një postim në Twitter.
Kur u pyet nga ndjekësit e saj në lidhje me trajtimin e saj me botoks për të përballuar dhimbjen e kokës, Teigen sqaroi se ajo po konsultohet me një neurolog dhe një kirurg plastik.
Ajo bën botoks për të lehtësuar dhimbjet e kokës që vijnë nga shtrëngimi i dhëmbëve.
“Botoksi ishte i nevojshëm për dhimbjet e mia të shpeshta të kokës,”– shkroi modelja. “Gjithashtu mund ta bëni për të përballuar migrenën. Të ndryshon jeta.”
Ndërkohë disa përdorues të Twitter, kritikuan Teigen për vendimin e saj. Megjithatë modelja u shpreh se nuk u intereson mendimi i tyre.





