AFRIKE E JUGUT– Ajo që mendohej të ishte një foto e bukur, kujtim nga pushimet në Afrikën e Jugut, u kthye gati-gati në një tragjedi për një 24 vjeçare. Chantal Beyer, së bashku me bashkëshortin e saj Sven, deshi të kishte një foto kujtim impresionues, e për këtë zgjodhi të fotografohej para dy rinocerontëve të bardhë.
Por menjëherë pas fotos pikante vajza u sulmua nga njëri prej rinocerontëve, i bezdisur nga prania e turistëve. Briri i kafshës iu ngul vajzës së re në shpatull duke i shpuar një mushkëri dhe thyer disa brinjë.
Chantal është transportuar menjëherë në spital dhe është në terapi intensive. Tani për tani gjendja e saj shëndetësore paraqitet e stabilizuar.
Pas hetimeve autoritetet kanë arritur në konkluzionin se faji për këtë ngjarje tragjike ka qenë i Alex Richter, pronarit të Aloe Ridge Nature Reserve dhe shkrepësit të fotos. Ka qenë pikërisht Richter që e ka shtyrë çiftin e turistëve t’u afrohej kafshëve të egra.





