Ai ka ardhur në botë duke mbajtur në dorë spiralen e të ëmës, që në fakt duhej të evitonte ngjizjen e të voglit. Fotoja e bërë nga Lucy Hellein në Texas, është bërë virale brenda shumë pak kohe dhe tashmë ka bërë xhiron e botës.

Djali i saj, i vogli Dexter, ka ardhur në jetë pavarësisht përpjekjeve të gruas për të mos ngelur shtatzënë. Ajo kishte vendosur edhe një spirale për të evituar lindjen e fëmijëve të tjerë. Fotoja është shpërndarë në Facebook me mbishkrimin "Spiralja dështoi" dhe me fytyrën e shtrembëruar të fëmijës, i cili duket se është një luftëtar i vërtetë. Imazhi është shpërndarë shumë herë në rrjet.

Gruaja ka lindur me operacion cezarian dhe gjatë lindjes mjekët i kanë hequr asaj edhe spiralen, e cila ishte zhvendosur pas placentës gjatë lindjes. Rasti i Lucy është shumë  i rrallë, por jo i pamundur. Edhe pse ishte një fëmijë që nuk ishte planifikuar, ardhja e tij në jetë i solli shumë gëzim familjarëve./JOQ/