Policia e Durrësit ka bërë të mundur zbulimin e një hajduti minoren, i cili në pak muaj ka bërë kërdinë duke vjedhur banesa dhe dyqane në qytetin e Durrësit dhe Shijakut.
Në kaudër të operacionit të koduar “Minoreni – 2”, u bë ndalimi i shtetasit J.P. 16 vjeç, banues në Shënavlash. Ai akuzohet se është autor i 12 vjedhjeve në vetëm 3 muaj.
Pas një hetimi dy mujor me prova shkencore, Specialistët për Krimet në Komisariatin e Durrësit zbardhin dhe dokumentojnë 12 vjedhjet e kryera nga ana e 16-vjeçarit.
VJEDHJET:
1. Më datë 14.05.2017, në Shijak, dyshohet se ka vjedhur me thyerje banesën e shtetases E.B. ku ka marrë sende të ndryshme dhe vlera monetare.
2. Më datë 12.06.2017, në lagjen nr.13, Plazh dyshohet se ka vjedhur me thyerje banesën e shtetasit M.K. ku ka marrë bizhuteri dhe vlera monetare.
3. Më datë 24.06.2017, në lagjen nr.4, Durrës dyshohet se ka vjedhur me thyerje kioskën e shtetases D.K. ku ka marrë pije të ndryshme.
4. Më datë 10.07.2017, në lagjen nr.13, Plazh dyshohet se ka hyrë nga dritarja e lokalit në pronësi të shtetasit B.K. ku ka marrë vlera monetare.
5. Më datë 15.07.2017, në fshatin Sukth i Ri, Durrës dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit A.S. ku ka marrë një aparat telefoni celular dhe vlera monetare.
6. Më datë 29.07.2017, në lagjen nr.15, Durrës dyshohet se ka vjedhur me thyerje dyqanin e shtetases Sh.S. ku ka marrë disa paketa cigare.
7. Më datë 31.07.2017, në lagjen nr.6, Durrës dyshohet se ka vjedhur me thyerje dyqanin e shtetasit I.E. ku ka marrë vlera monetare.
8. Më datë 07.08.2017, në lagjen nr.14, Durrës dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit A.K. ku ka marrë dy ora dore dhe vlera monetare.
9. Më datë 10.08.2017, në Arapaj, Durrës dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetases V.B. ku ka marrë vlera monetare.
10. Më datë 13.08.2017, në Shijak dyshohet se ka vjedhur me thyerje banesën e shtetasit Sh.K. ku ka marrë bizhuteri dhe vlera monetare.
11. Më datë 16.08.2017, në lagjen nr.1, Durrës dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit A.D. ku ka marrë bizhuteri dhe vlera monetare.
12. Më datë 23.08.2017, në Arapaj, Durrës dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit Xh.M. ku ka marrë një TV.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja” e kryer më shumë se një herë parashikuar në nenin 134/2 të Kodit Penal.





