Kendall Jenner dhe fotoja e saj me një maskë në fytyrë po bën xhiron e rrjetit.

Ajo është parë duke dalë nga zyra e një kirurgu plastik, ndërsa në qendër të vëmendjes ka qenë maska e bardhë që i mbulonte të gjithë fytyrën.

Fotot e modeles së famshme janë publikuar nga “The Sun”, ku thuhet se edhe Kendall doli ashtu në publik, pasi dhe motrat e saj, Kim Kardashian, Khloe dhe Kylie Jenner, kanë pranuar hapur se kanë bërë ndërhyrje estetike.

Ylli i “The Keeping Up With the Kardashians” u kujdes që ta mbante kokën ulur teksa po dilte nga ndërtesa ku ka zyrën kirurgu plastik, Jason B Diamond.

25-vjeçarja kishte mbuluar plotësisht fytyrën e saj me një maskë të bardhë kolagjeni, ndërsa vihet re se kishte vendosur një palë syze dielli të errëta.

Sipas mediave të huaja akoma nuk është bërë e ditur se çfarë ndërhyrje ka bërë modelja.

Mjeku ku ajo ishte dhe u fotografua duke dalë nga ndërtesa ku ai ka zyrën kryen trajtime të fytyrës si botoks, mbushës, shtrëngim të lëkurës, lift të fytyrës, operacione të hundës e shumë të tjera.

Kujtojmë se motrat e saj kanë pranuar se kanë bërë ndërhyrje, ndërkohë që Kendall ka mohuar vazhdimisht pretendimet e ndjekësve.