25 nëntor 2015 – Pak ditë përpara se të martohej, një britanike bëri seks me shefin e të fejuarit.
Sophie Tucker, 23 vjeç, e ftoi shefin e bashkëshortit të ardhshëm në shtëpi pasi shkëmbyen disa mesazhe në FB. Sapo shefi Carl Williamson 51 vjeç, mbërriti në shtëpi, ajo e hodhi në divan dhe filloi nga “puna”.
Por kur erdhi momenti të largohej nga shtëpia, Williamson u përball me nëpunësin e tij, Chris Hutchings, 28 vjeç. Çifti do të martohej pas disa ditësh dhe e fejuara nisi të justifikohej se ai e kishte detyruar të kryenin marrëdhënie.
Policia e arrestoi 51-vjeçarin dhe ai kaloi disa orë në polici vetëm kur Sophie pranoi se kishte mashtruar. Në fund ishte vetë 23-vjeçarja që u dënua nga gjykata me 18 muaj burg të pezulluar për mashtrim dhe devijim të drejtësisë. Gjykatësi tha se po e lironte pasi ajo ka dy fëmijë për t’u kujdesur për ta.
Ndërkohë që gjykata jepte vendimin, i fejuari i saj e priste jashtë me mamanë e tij.
/portali DurresLajm/