Gulsen Colakoglu është arrestuar me akuzat për “nxitje ose fyerje të publikut për urrejtje dhe armiqësi” pasi ajo bëri një shaka me shkollat fetare në Turqi, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Anadolu.
Akuzat duket se lidhen me një video që qarkulloi në mediat sociale nga një koncert i Gulsen në prill, kur ajo bënte shaka për një nga muzikantët.
“Ai u diplomua në Imam Hatip (shkolla fetare). Nga vjen ana e tij perverse,” tha ajo.
Ndërkohë përdoruesit e rrjeteve sociale teksa kanë shpërndarë videon me deklaratën e këngëtares, kanë bërë thirrje që ajo të arrestohet pasi sipas tyre deklarata e saj është fyese.
Gulsen mohon se ajo ka kryer ndonjë krim dhe po apelon arrestimin, sipas avokatit të saj Emek Emre.
Pas ndalimit të saj, Gulsen ndau një mesazh në llogaritë e saj zyrtare në Twitter dhe Instagram, duke i kërkuar falje “kujtdo që u ofendua” nga shakaja dhe duke thënë se ajo deklarata e saj ishte keqinterpretuar.
“Bëra një shaka me kolegët e mi, me të cilët kam punuar për shumë vite në biznes. Është publikuar nga njerëz që synojnë të polarizojnë shoqërinë”, tha ajo





