Policia greke ka arrestuar deputetin e Agimit të Artë, Kostas Barbarousis. Ai u arrestua nga njësia anti terror në një banesë ku ishte fshehur, në verilindje të Athinës. Barbarousis akuzohet për tradhti të lartë. Ky zhvillim vjen pasi ai të premten bëri thirrje për grusht shteti, duke kërkuar që ushtria të arrestojë Kryeministrin, Presidentin dhe ministrin e Mbrojtjes.

Pas kësaj deklarate, ai u përjashtua nga grupi parlamentar i Agimit të Artë. Deklarata e ashpër, që u konsiderua gjerësisht si thirrje për grusht shteti, u dënua ashpër nga të gjitha forcat politike, përfshirë Agimin e Artë.

Barbarousis u shpreh në atë mënyrë për të kundërshtuar marrëveshjen e Athinës me Shkupin për emrin e ri të Maqedonisë.