UEFA ka vendosur të pezullojë me 6 muaj ish-futbollistin e Arsenalit dhe të Mançester Sitit, Samir Nasri. 30-vjeçari rrezikonte një pezullim prej 4 vitesh pezullim, për një transfuzion gjaku që kishte bërë gjatë sezonit 2016-2017, kur luante me Sevijën.
Aktualisht Nasri është pa skuadër, pasi në muajin janar ndërpreu marrëdhëniet me skuadrën turke Antalyaspor.
UEFA e kishte nisur më 6 mars të vitit të kaluar procedimin ndaj lojtarit për dhunim të rregullave të anti-dopingut. Konfederata Europiane ka bërë të ditur se lojtari ka mundësi ta apelojë këtë vendim.





