Kongresmeni demokrat Stephen Lynch, i cili ka marrë dy dyja dozat e vaksinës antiCovid është infektuar me koronavirus. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i kongresmenit.

“Këtë pasdite Përfaqësuesi i SH.B.A. Stephen F. Lynch rezultoi pozitiv për COVID-19 pasi një anëtar i stafit në zyrën e Kongresmenit në Boston ishte testuar pozitivisht në fillim të javës” -tha ai.

CNN shkruan se kongresmeni kishte marrë një dozë të dytë të vaksinës Pfizer dhe ishte testuar negativisht për Covid-19 përpara se të merrte pjesë në inaugurimin e Presidentit Joe Biden më 20 janar.

Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve deklaroi se krijimi i imunitetit ndaj Covid-19 kryesisht zgjat disa javë pas vaksinimit.