Këngëtari i njohur nga Kosova, Yll Limani është njëri ndër këngëtarët më të dashur për publikun, por gjithmonë ka bërë zhurmë me projektet e tij dhe jo me jetën private. Deri më sot.
Së fundmi, Ylli me postimin e fundit në Instastory ka habitur të gjithë duke lënë të kuptohet se këngëtari është në lidhje dashurie.
“Ajo nuk më bezdis kurrë në koncertet e mia,”- ka shkruar ai në Instagram, ndërsa shfaqet duke shkruar një mesazh në telefonin e tij.
Nuk ka përmendur asnjë emër, por ka lënë të kuptohet se me dikë e ka. Kush është vajza që i ka vjedhur zemrën?