“Ju e dëgjuat në fjalën e tij 16-minutëshe, kreu i organizatës kriminale të inceneratorëve, nuk shqiptoi njëherë fjalën arratisje. Ajo për Edi Ramën nuk ka ndodhur, sepse e ka porositur vetë”.
Kështu u shpreh Sali Berisha këtë të mërkurë teksa foli për largimin nga Shqipëria të ish-zëvendësministrit pas kërkesës që SPAK i bëri parlamentit për t’i hequr imunitetin.
Ai u shpreh se Arben Ahmetaj ka realizuar arratisjen e shekullit.
Shtetit i arratiset zyrtari i dytë më i lartë i ekzekutivit. Për bosin e organizatës kriminale, kjo nuk ka ndodhur. Ndaj dhe me një paturpësi dhe cinizëm ekstrem, rrihte gjoksin, fliste për drejtësinë me ministrat në arrati dhe nuk fliste për arratinë dhe paturpësinë në një mungesë totale respekti ndaj qytetarëve.
Në një papërgjegjësi të plotë, në një apel të hapur për secilin nga zyrtarët e tij që të arratisen në rast se thirren nga drejtësia.
Gjushi meriton një dekoratë që nuk u arratis. Shikoni Gjushin dhe i çonin policinë, që ti thonin të ikte. Por Gjushi nuk iku, pse, e di ai vetë. Kurse ky, i arratiset dhe nuk flet asnjë fjalë, çka do të thotë se ju të tjerët, njëri pas tjetrit. A ka kjo paturpësi, hipokrizi dhe cinizëm më të madh ndaj shqiptarëve? Afera e inceneratorëve është afera e inceneratorëve, sikundër arratisja e Ahmetajt është arratisja e shekullit”, tha Berisha.