Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një akuzë të fortë ndaj Policisë së Shtetit.

Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se janë dy personat e plagosur nga Policia pasi kanë hapur zjarri mbi emigrantët e huaj në Kukës.

I plagosur, sipas tij, ka mbetur një sirian i identifikuar si Muhamet Harbi dhe një shqiptar Klevis Gjoni. Po ashtu shtoi se krimi po fshihet. 

Policia hap zjarr mbi refugjatët në Qytetin e Kukësit. Me breshëritë e saj përgjak qytetin. Ajo fsheh krimin e saj! Në këtë akt kriminal mbetet i plagosur shtetasi sirian Muhamet Harbi dhe shtetasi shqiptar Klevis Gjoni. Policia fsheh krimin e shëmtuar. Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt kriminal shtetëror përdorimin e armëve ndaj refugjatëve të pambrojtur, plagosjen e shtetasit sirian dhe shtetasit shqiptar si një krim i mirëfilltë shtetëror. Dënoj fshehjen e krimit të rëndë nga autoritetet policore përgjegjëse për aktin e shëmtuar. Ju bëj thirrje OKB, organizatave tjera për të drejtat e refugjatëve të dënojnë me forcën më të madhe këtë krim dhe fshehjen e tij. I bëj thirrje Avokatit të Popullit të nisë menjëherë hetimet dhe të zbardhe plotësisht aktin kriminal të policisë së Edi Ramës,”-shkruan në postimin e tij Sali Berisha.