Pas konfirmimit në detyrë të gjyqtarit Dritan Halluni nga KPK, ka reaguar ashpër ish-kryeministri Sali Berisha, përmes një postimi në Facebook.
Berisha shkruan se Rama pastroi gjykatësin e famshëm Halluni i cili po me urdhër të kretu të qeverisë, liroi nga salla e gjyqit Arben Frrokun.
STATUSI I PLOTË
Ky eshte Hallun Veting apo Krim veting!
Krye kreu Edvin Kristaq Rama pastron famozin gjykates Hallunin!
Gjykatesin, qe me urdher te Rames liroi ne sallen e gjyqit Arben Frrokun, ekzekutorin e provuar me pamje filmike, deshmitar okular dhe prova laboratorike te komisarit Dritan Lame!
Ky vendim kriminal i Edvin Kristaq Rames per gjykates Hallunin deshmon edhe nje here se vetingu eshte thjeshte nje hanxhar ne duart e tij!
Ky vendim te dashur miq tregon se cilat do te jene monstrat e drejtesise se ardhme te reformes orwelliane qe do vendosin per te drejtat tuaja, pra ata do te jene byrazere te vrasesve, hajduteve, plaçkitesve, perdhunuesve te qytetareve nen urdherat e Edvin Kristaq Rames! sb





