Kreu i PD, Sali Berisha ka hedhur akuza të forta në drejtim të kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, ndërsa zhvilloi një takim me anëtarët e degëve 8 dhe 10-të.
Berisha tha se sot parlamenti ëhstë marrë peng nga trafikantë, ndërsa tha se Taulant Balla në rininë e tij ëhstë kapur në flagrancë duke nxjerrë pasaporta në konsullatë për moldavet.
Ai akuzoi drejtpërdrejtë kreun e grupit parlamentar socialist si trafikant prostitucioni.
“Deputetët aty nuk janë deputetë, ata nuk respektojnë asnjë nen të parlamentit. Çfarë është Taulant Balla? Ai është njeriu i cili në rininë e tij është marë intensivisht me trafik prostitucioni.
Taulant Balla është kapur në flagrancë duke nxjerrë në konsulloren në Bukuresht pasaporta për Moldavet, kjo është e vërteta. Por fas Nano në vend që t’i tregonte vendin e mori këshilltar.
E shihni ju këtë njeri që i del emri nëpër dosje me Dumanin, Begajn etj, imagjino ku jemi. Ky njeri komandon SKAP-in. e keni çdo 3 ditë në lokale me nga 3-4 prokurorë të SKAP-it, ky ëhstë parlamenti”, u shpreh Berisha.