Pas akuzave drejtuar kryeministrit Edi Rama, Sali Berisha nuk ka “kursyer” sulmet as për ministren e Energjitikës, Belinda Ballukun, për të cilën thotë se ka vjedhur përmes tenderave, duke sjellë si shembull atë të Unazës.
Sipas ish-kryeministrit, Ministrja ka ndërruar disa herë tenderin dhe i ka rritur çmimet për realizimin e tyre.
“Edi Rama ka grupuar në qeverinë e mandatit të tij të tretë, hajdutët dhe hajdutet më profesioniste që ka pasur historia e Shqipërisë.
Ai për të maskuar vjedhje monstruoze, ka përzgjedhur si maskë, makeupin e disa zonjave.
Beqir Balluku ju garantoj se nuk ka vjedhur as 1/10 sa ka vjedhur mbesa e tij, e cila në mënyrën më kriminale nuk zbaton as ligj dhe as rregull por shpall tendera për unazën, dyfish i çmimit të Tunelit të Kërrabës.
Anuloi tenderin dhe e shpall për së dyti me një çmim më të lartë. Janë me dhjetra raste si kjo.
Merrni pak ministren e jashtme që ka dalë nga piramidat, sa ishte ministre e mbrojtjes, mori tokat e bregdetit që i kishte ushtria dhe ja dha akrabasë së saj. Mos të përmend fluturimet me helikopter.
Kjo qeveri, është qeveri e cila gjithçka bën, për varfërimin e shqiptarëve, për dy qëllime, do të përzërë rininë nga Shqipëria dhe varfëria qeveriset më lehtë.
Foltorja ka rikthyer shpresën dhe i bashkohen për të përmbysur regjimin.” – tha ndër të tjera Berisha.





