TIRANE, 6 maj 2013- Kryeministri vendit Sali Berisha sulmoi kreun e PS-së Edi Rama dhe të LSI-së Ilir Meta, për ‘pazare politike’ që po mbajnë peng statusin e vendit kandidat. Ndërsa pritej që ne Kuvend të miratoheshin tre ligjet e integrimit, Berisha i kërkoi kreut të LSI-së, Ilir Meta që të mos i shndërrojë ligjet në pazar për listat e zeza në kurriz të mbështetësve të tij”. 

Ai tha se pa mbaruar pazaret me njëri-tjetrin, opozita nuk do t’i votojë tre ligjet duke shtuar se “opozita u largua nga salla e Kuvendit, për të marrë me vete një përgjegjësi të madhe”. 

“Gjer ditën e aleancës së tij, Pandeli i ke bërë cilësimin më gjenial të 1 prill. Gjer ditën e 1 Prillit ftonte zotin Rama të votonte ligjet, sot fton zotin Berisha, pavarësisht se ky grup parlamentar kishte zotuar ti votonte. Ne i kërkuam të mos i shndërronte ligjet në pazar për lista të zeza në kurriz të mbështetësve të tij. I kërkoj Ilir Metës në mënyrë të prerë, që të mos e shndërrojë votimin e tre ligjeve në pazar për lista të zeza në kurriz të mbështetësve të tij. Të vijë këtu, se kjo botë nuk mund të konceptohet thjesht si pazar. Tani është bërë lista e zezë, se cilët pranohen dhe cilët nuk pranohen nga LSI. Ndaj dhe sot u shty votimi i tre ligjeve. Përgjegjësia e tmerrshme bie mbi atë (Ramën) që mori peng statusin e vendit kandidat; mbi atë që i privoi shqiptarëve qindra miliona euro investime dhe donacione private të vendeve anëtare të BE-së. Unë, me padurim, prita sot t'i votonim, por prapë vazhdojmë t'i kemi çështje pazaresh”, theksoi Berisha. 

Kryeministri theksoi se shqiptarët prisnin votimin e 3 ligjeve, ndaj për këtë përgjegjësit do të marrin ndëshkimin e duhur. Berisha paralajmëroi se ligjet nëse nuk do të votohen do të kalojnë me Referendum. 

“Shqiptarët prisnin të votimin 3 ligjet, por pazaret nuk kanë përfunduar, dhe kjo është një halë tjetër që u ngeli në fyt, kështu do të vijojë deri më 23 qershor, kur të marrin përgjigjen përfundimtare. I ftoj të vinë në ditëm e parë që kanë përfunduar pazarin. Pavarësisht se statusi u shty të shmangin Referendumin që kushton shumë. Shpresoj se pala tjetër të kthehet në karriget e veta sipas premtimeve publike që nuk kanë mbajtur dhe nuk i mbajtën”, bëri apel Berisha. 

Berisha i kërkoi kryetares së Kuvendit që këto tre ligje të vazhdojnë të qëndrojnë në rendin e ditës së punimeve të parlamentit, për t'u votuar në çdo kohë.