23 shtator 2014 – Ish Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha thotë se Kryeministri aktual i Shqipërisë Edi Rama dhe Ilir Meta po bëjë garë për ndarjen e pasurive publike. Kështu sipas ish liderit të PD'së, "aleanca e qelbësirave" nuk e zhvillon luftën kundër korrupsionit por, vetëm konferencat.

Shkrimi i plotë i Sali Berishës në Facebook:

Luften kunder korrupsionit nuk e zhvillon dot kreu i tij Edvin Kristaq Rama

Te dashur miq, sot u zhvillua konferenca e 7-te e luftes kunder korrupsionit, per te na bindur se ata qe flasin me shume kunder tij vjedhin edhe me shume pasurite publike. Si mburoje per impunjitetin e plote apo zero ndeshkime te zyrtareve te tij per vepra korrupsioni, Rama eshte i vetmi qeveritar ne bote qe perdor thagmen e tij se korrupsioni nuk eshte çeshtje personash por çeshtje sistemi, duke iu thene indirekt zyrtareve te tij vidhni ju se fajin nuk e keni ju por korrupsioni. E verteta eshte se lufta kunder korrupsionit ne Shqiperi eshte e pashprese sepse kreu i ekzekutivit Edi Rama eshte dhe kreu i korrupsionit dhe kleptokracise. Cilido qe dyshon per kete te pyes Ramen per:

  1. Dosjet e derguara ne Prokurori nga Arta Dade per vjedhjet e tij ne Ministrine e Kultures?
  2. Denoncimet e perseritura publike te biznesmeneve per 20% e vleres se pallatit qe kerkonte per çdo leje ndertimi
  3. Dhenien e 80% te lejeve te ndertimit vetem dy kompanive, konkretisht asaj te Shkrelit dhe Eftimit, ndihmesit te tij kryesor ne Bashki
  4. Per reklamat e qytetit dhene Koço Kokedhimes, pa tender dhe me çmime qesharake
  5. Per dasmen me 900 dasmore nderkohe qe kishte te deklaruara ne ILDKP vetem 3000 euro
  6. Per pallatin 5 katesh te bashkeshortes se tij, per te cilin nuk ekziston asnje fature tatimore, bankare apo ndertimi
  7. Per truallin e sarajeve te tij ne Dajt te deklaruara se e ka blere me 2 $ nga bamiresi e tij nderkohe qe asokohe çmimi ne ate zone sipas çmimeve te regjistruara ne hipoteke ishte jo me pake se 50$
  8. Per ndertimin e sarajeve te tij ne Dajt me gjatesi themelesh 57 metra nderkohe qe ne ILDKP kishte te deklaruara gjithsej 3000 euro
  9. Per qendrimin 15 dite me 4 mije dollare ne hotel four seasons ne Neë York paguar nga bamires te panjohur
  10. Punimet me 3 milione dollare pa tender dhe me kompani anonime te panjohura ne seline e Kryeministrise
  11. Per sarajet 20 metra nga bregu i detit, te tijat me sivllaun Kokedhima, qe ndertohen ne shkelje te 5 ligjeve dhe 2 planeve lokale dhe nuk guxon ti prek njeri
  12. Per prokurimet pa tender te miliona eurove fushata promovimi me kompanine e tij favorite Vejsiu
  13. Per pervetesimin me konfidenten e tij, ministren Kodheli, te miliona dollareve prona te Ushtrise, dosja per te cilat po niset ne Prokurori
  14. Per marrjen e lojrave te fatit me kompanine Eurofil nga djali dhe ortaket e tij
  15. Per pothuaj ndalimin e prokurimeve te hapura dhe berjen e tyre me proçedure te drejte perdrejte apo kuotim.

Te dashur qytetare, kreret e "aleances se qelbesirave" Rama – Meta kane per ju konferencat ndersa per vete garen per ndarjen dhe vjedhjen e pasurive publike! sb