TIRANË- Kryeministri i vendit Sali Berisha gjatë një bashkëbisedim me të rinjtë e EPP (Partitë Popullore Europiane) në ambientet e kryeministrisë vlerësoi se anëtarësimet e reja në PD, janë certifikata e fitores së kësaj partie në zgjedhjet që Shqipëria po përgatitet të mbajë më 23 qershor. 

“Unë dua t’ju rrëfej se kjo parti është e lidhur me shumë se cdo parti tjetër që ju mund të imagjinoni, me të rinjtë dhe të rejat. Por, po të shkojmë 22 vjet me parë kjo është dhurata me e bukur që të rinjtë e e vendit i bënë kombit shqiptar. Ata mbeten energjia kryesore e kësaj partie por edhe vizioni më i ndritur i saj. Ata kanë luajtur rol përcaktues në të gjitha iftoret e PD-së dhe në të gjitha reformat e realizuara nga kjo pati gjatë gjithë këtyre viteve. Unë dje isha në durrës, ku mund t’ju them të vërtetën se u mrekullova, takova 3 mijë të rinj, që sapo ishin anëtarësuar në PD në qarkun e Durrësit, nuk mund të kishte besim më epror sesa besimi i të rinjve në këtë parti. Pas 22 vitesh themelim dhe 8 vite në pushtet, ky besim dhe mbështetje është certifikatë e fitores së ardhshme”, deklaroi Berisha.