TIRANË – Kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur mëngjesin e sotëm të gjithë ndjekësit e tij në rrjetin social në Facebook, pasi një natë më parë profili i tij regjistroi 380 mijë fansa.
“Mirëmëngjes të dashur miq! Urime! Mbrëme vonë ne u bëmë 380 mijë në rrjetin tonë social të FB. Besoj se secili prej nesh ndiehet i privilegjuar dhe krenar, si anëtar i këtij rrjeti, që në një kohë kaq të shkurtër arritëm ta bëjmë rrjetin social me të hapur, më të ri në moshë, më të pasur në komente dhe tematike e me debatin më të gjallë. Në proporcion ky eshte rrjeti me rritjen me të shpejtë, shtrirjen më të gjerë kombëtare dhe ndërkombëtare. Ai numëron sot me miliona e miliona miq dhe vizitorë nga dhjetra e dhjetra vende nga të gjitha kontinentet. Për mua JU JENI TE PARET! Sb”,- shkruan Berisha në profilin e tij.





