Ish-kryeministri Sali Berisha ka takuar ditën e sotme në një bashkëbisedim pedagogët ku ka deklaruar se rrogat e pedagogëve janë të mjerueshme. Berisha tha se çdo pedagog paguhet 200 mijë lekë më pak se në vitin 2013.

“Rrogat e pedagogëve gjithashtu janë të mjerueshme. Çdo pedagog merr 200 mijë më pak se në 2013. Sot merr 50 për qind më pak se në universitetet e Prishtinës, pa krahasuar vend tjetër, por Prishtinën që kemi këtu afër”, tha Berisha.

Ish-kryeministri theksoi se të gjitha së bashku kanë sjellë një rrënim të arsimit të të gjitha niveleve në Shqipëri.

“Investimi, financimi në fushën e shkencës është 27 herë më i ulët se mesatarja e vendeve anëtare të OSBE-së. Diktaturë ishte, por ai që kishte një projekt, ja miratonte zëvendës dekani, dhe ai merrte përsipër në të gjitha instancat, ja paraqisje atij, të thoshte po. 99 % e pedagogëve nuk kanë akses në financimin për fushën shkencore por kanë akses vetëm klientela gjysmë polic e gjysmë rektor, “deklaroi ish-kryeministri.