TIRANE, 20 shkurt 2013– Kryeministri i vendit Sali Berisha me rastin e 22 vjetorit të rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha, mori pjesë në koncertin festiv të organizuar në nder të kësaj dite me të rinjtë të ‘Qytetit Studenti”.
Teksa ka kërkuar 1 minutë heshtje për martirët e lirisë, kryeministri Berisha akuzoi se kreun e opozitës se me 21 janar të vitit 2011 donte të merrte pushtetin me dhunë, dhe shpërdorim të votës së socialisteve pasi bllokoi integrimin.
“Sot pas 22 vitesh të përmbysjes së diktaturës hoxhiste si në asnjë vend tjetër bijtë e etërve hoxhistë pasi pushtuan kreun e PS, guxuan të ndërmarrin përmbysjen me dhunë të pushteti tuaj të dalë nga vota e lirë,. Ato gabuan ne ju themi dhe një herë pushtet me dhunë në këtë tokë nuk do merrni kurrë,. Liria dhe mbrojtja e vlerave të saj janë pasioni ynë, forca e pathyeshme e kushtetutës, e ligjeve e votës dhe institucioneve të lirisë. Sot pas 22 vitesh ata me një zemëri të plotë politike përdorin pushtetin që iu kanë besuar zgjedhësit shqiptar për tu ngritur në rrugën e integrimit, murin e turpit, murin e bllokimit”, deklaroi Berisha.
Shefi i qeverisë i bëri thirrje të rinjve dhe shqiptarëve që më 23 qershor të votojnë integrimin në Evropë, për të firmosur fundin e socialistëve.
“Përsëri ato gabojnë për të mos gabuar kurrë më. Kësaj radhe me votën tonë do firmosin fundin e tyre, fundin e merituar. Shqiptarët me 23 qershor do të votojnë për integrimin e tyre në Evropë, për liritë dhe të drejtat e tyre, do të votojnë për Shqipërisë e zhvilluar dhe evropiane. Ne jemi ndryshimi, ne do fitojmë për para përpara, përpara, zoti e bekoftë Shqipërinë, shqiptarët dhe demokracinë e tyre…Gëzuar!”, theksoi Berisha
Kryeministri i vendit duke iu rikthyer të shkuarës tha se 20 shkurti shënon edhe fitoren e PD-së si një nga forcat më të fuqishme antikomuniste në Evropë. teksa nënvizoi peripecitë që iu desh të kalonte në një vend të shkatërruar më shuam se cdo vend në planet.
“20 shkurti shënon gjithashtu ditën në të cilën PD e Shqipërisë, e parë opozitare e vendit, do të organizonte do të realizonte njërën nga fitoret më të mëdha dhe më kulmoret në tërë historinë e saj. Fitore që në 3 muaj jetë do e bënte forcën politike më të fuqishme antikomuniste në Evropë. Dy dekada që kaluam nga 20 shkurti i 91 gjer më sot kanë qenë jo të lehta për ne, përkundrazi, ne jemi përballur me vështirësi të mëdha, vuajtje sakrifica, mangësi dhe gabime, vështirësi jo të vogla, diktatura hoxhiste shkatërroi Shqipërinë dhe qenien e shqiptarit më shume sec e shkatërroi cdo luftë, epidemi apo fatkeqësi natyrore, më shumë se në cdo vend tjetër të planetit”, tha Berisha.