Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi sot se kryeministri Edi Rama kontrollon çmimet e energjisë me borde.
Nga Libohova, Berisha tha se nuk ka lidhje rritja e çmimit të karburanteve me luftën në Ukrainë.
“Ky kontrollon çmimet me bordet e tij. Ç’punë ka lufta me ujërat tona. Ne jemi vend që prodhojmë energji nga ujërat. Ka zero ndikim lufta në Ukrainë, pasi ka zero ndikim lufta e Ramës. E vjedh. E shet KESH agjentëve tregtarë, me 40 euro, këta e shesin me 180 euro dhe lekët i ndajnë me qeveritarët. Shqiptarët janë të vetmit, pasi 99% e energjisë e kemi nga ujërat. S’kemi lidhje me naftë në Rusi dhe Ukrainë. Ne kemi çmimin e energjisë 30-40% më të lartë se Kosova, e cila e nxjerr nga qymyri me kosto me të larta dhe Maqedonia që të nxjerr me TEC-e, por këtu vidhet. Është histori e dhimbshme, e cila ka si rezultante largimin masiv të të rinjve nga Shqipëria.
Edi Rama ka vendosur një sistem persekutimi ndaj shqiptarëve. Nuk ekziston kund në Europë sistem i tillë. Një mësuese për 30 vite, shembullore, i shërbeu fëmijëve tuaj, komunitetit tuaj dhe nxirret shtëpiake për qëllime politike. Skenar i turpshëm që tregon krizën morale të këtij regjimi.”, tha Berisha.