Ditën e sotme janë kapur të paktën 5 tonë drogë në Itali, e cila thuhej se vinte nga Shqipëria. Në këtë operacion të madh janë arrestuar 25 persona nga të cilët 9 janë shqiptarë.
Por ish-kryeministri Berisha, ne nje reagim në rrjetin social “facebook” shkruan se është arrestuar ish-shefi i antitrogës në Vlorë i cili aktualisht mban postin e komandantit të patrullës në Vlorë.
Pas deklarates se Berishes, ka reaguar gazetari Artan Hoxha i cili thote se kjo eshte rrena e radhes, e teksa ka publikuar edhe foto te Adrian Licaj ne stadiumin e Vlores.
“Te pakten deri ne kete moment nuk e paskan arrestuar ne Itali se qenka ne detyre, per me tutje nuk e ve doren ne zjarr, c’sjell ora nuk sjell moti…”, shkruan Hoxha.
STATUSI I ARTAN HOXHES
Rrena e radhes me “arrestimin” ne Itali te Shefit te antidroges te Vlores
Ne rrjet po lexoj se gjate nje operacioni te madh antidroge tè antimafias Italiane jane arrestuar 25 trafikante italiane dhe shqiptare. Shefi i opozites tha se mes te arrestuareve ka dhe drejtues te larte te policise.(Hajer inshallah)
Ndersa portale qe furnizohen me informacione te klasifikuara qe nga pertej detit thone me emer e mbiemer, madje dhe me foto se eshte arrestuar, dora vet shefi i antidroges i Vlores, Adrian Licaj.(Cfare nuk ben vaki)
Per ata qe e dine se jam tifoz sporti, ndersa jam ne pritje te ndeshjes Flamurtari-Luftetari ne stadiumin e Vlores, me del perpara ky polici, qe i thone hem narkotrafikant i madh, hem shef i antidroges i arrestuar ne Itali.
Dora vet Adrian Licaj, efektiv i komisariatit te Vlores, ne krye te detyres duke siguruar ndeshjen e radhes te superliges shqiptare.
Qe te mos keqkuptohemi, njoftojini ata lart se ky shefi antidroges qe eshte “arrestuar” nga antimafia italiane, eshte police trupe sherbimi
ne keto momente, ora 16:09, data 1 mars 2018, ne stadiumin “Flamurtari” te Vlores…
Te pakten deri ne kete moment nuk e paskan arrestuar ne Itali se qenka ne detyre, per me tutje nuk e ve doren ne zjarr, c’sjell ora nuk sjell moti…
Sa per saktesim me poshte ne foto Adrian Licaj ne stadiumin e Vlores





