Kryeministri Edi Rama reagoi sot pas deklaratave të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, se do ta shkrijë Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
“Noc Rrokun”, shkruan Rama, ndërsa ironizoi përmes një videoje me bufin e kënetës deklaratat e Berishës, ku shprehet se “absolutisht ky institucion nuk do të ekzistojë”.
Në një prononcim për mediat, Berisha deklaroi sot se kur të vijë në pushtet institucioni i SPAK “nuk do të ekzistojë”.
“Një institucion që është jashtë çdo kontrolli, është një institucion për t’u shuar me çdo kusht. Së pari, ky institucion nuk mund të kontrollonte kurrë gjykatësit. Si mund t’i japësh prokurorit kontrollin e gjykatësve tek i cili çon dosjet? Merr fund që këtu. Dhe ju, njerëz të medieve, duhet ta denonconi këtë në mënyrën më të fuqishme”, tha Berisha.